FOTO/Ina Zhupa nxjerr dokumentat: Përgjegjësinë për konviktet e kanë Veliaj dhe dhëndri...

FOTO/Ina Zhupa nxjerr dokumentat: Përgjegjësinë për konviktet e kanë Veliaj dhe dhëndri i Xhafës

453
0
Shares

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa duke publikuar disa dokumenta, ku  ka bërë përgjegjës kryetarin  e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe dhëndrin e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj për kushtet e  mjerueshme në konviktet e kryeqytetit.

Duke iu referuar dokumentave,  Zhupa shkruan se administrimi i konvikteve është 100% i bashkisë, kurse pjesë e Bordit të Administrimit janë dhëndri i Fatmir Xhafajt, Ditjon Baboci dhe Anuela Ristani, dhe Plarent Ndrecen ish-sekretari i Përgjithshëm i Lindita Nikolles, sot Kryeinspektor i Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit.

Denoncimi i plotë:

Kushti i 6 i studenteve lidhet me mjerimin qe kane ne konvikte dhe ne Tirane kjo gjendje ka vules Erjon Veliaj dhe dhendrit te Fatmir Xhafes, vartes i tij.

Mjerimi i konvikteve te Qytetit Studenti e ka emrin Erjon Veliaj, administratori i 100% te aksioneve te kesaj shoqerie publike. Nje nga kushtet e studenteve lidhet pikerisht me shkaterrimin total te mundesise per jetese dinjitoze ne konvikte. Konviktet jane turpi i keqmenaxhimit te bashkise Tirane dhe nderkohe Veliaj na thote qe eshte dakort me studentet!!!

Me VKM nr.335, date 4.5.2016 kjo shoqeri administrimi ka kaluar nga varesia e Ministrise se Zhvillimit Ekonomik , Turizimit , per tek Bashkia Tirane me qellim per te rritur me shume efikasitetin e manaxhimit te ketyre godinave.

Me vendimin nr. 27004 date 8.9.2016
Veliaj ka zgjedhur treshen e tij si Bord te Administrimit. Skema e keqmenaxhimit ka si Bord Administrimi: dy drejtore te Erjonit, dhendrin e Fatmir Xhafes Ditjon Baboci dhe Anuela Ristani, dhe Plarent Ndrecen ish sekretarin e pgj te Lindita Nikolles, sot Krye-inspektor i Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit.

Kjo treshe e perzgjedhur nga Erioni Betoni eshte ne krye te administrimit, me pergjegjesi direkte per gjendjen e mjerueshme te qytetit studenti dhe abuzimin me miliona me tenderat. Sipas KLSH ne raportin e saj te auditimit ky institucion evidentohet per abuzimet me fondet publike dhe demin qe i shkakton buxhetit te shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY