VIDEO/Deklaratë urgjente e Kryemadhit: Kemi gati këto amendamente për studentët, të kalojnë...

VIDEO/Deklaratë urgjente e Kryemadhit: Kemi gati këto amendamente për studentët, të kalojnë nesër në Kuvend

66
0
Shares

Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë urgjente nga selia e LSI këtë mëngjes.

Pak para minutash, kryetarja e LSI e konsideron një problem të madh protestën e studentëve, e cila në fakt është dhe protesta e të gjithëve.

Kryemadhi u shpreh se politika ka detyrime për gjendjen e studentëve dhe për këtë kanë gjetur dhe zgjidhjen për të mos i lënë studentët në udhëkryq.

Deputetë të LSI do të të dorëzojnë disa amendamente për arsimin në Kuvend, që plotësojnë dhe kërkesat e studentëve.  Konkretisht, Kryetarja e LSI tha se koncesionet marrin 46% të GDP dhe studentët vetëm 1%. Ajo thotë që vetëm 1% tua japë studentëve.

Nga ana tjetër, totali i shpenzimeve buxhetore për fondet e shkencës të bëhet nga 620 milionë lekë të reja në 1 miliard e 240 milionë të reja.

Gjtihashtu, të shtohet dhe një nen tjetër në ligj me përmbajtje: Të krijohet fondi i emergjencës në Arsim,me vlerë 5 miliard lekë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë të cilat do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës, të trajtimit të shoqërive të studentëve në Tiranë dhe në rrethe.

‘Paratë do ti gjejë me anullimin e tenderit të Unazës së Re. Paratë e vjedhura ti hedhë menjëherë në konviktet’, u shpreh ajo.

Sipas Kryemadhit, ky amandament, plotëson pikën 1, 4 5, 6, 7, 8 të studentëve.

Kryemadhi kërkon që këto amendamente të kalojnë menjëherë në Kuvend ditën e neserme për ti dhënë një zgjidhje emergjente studentëve.

Konferencë për shtyp

Konferencë për shtyp

Publiée par Monika Kryemadhi sur Mardi 11 décembre 2018

K.Balliu/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY