FOTO/Studentët sot protestë të heshtur, me fletë të bardha dhe libra para...

FOTO/Studentët sot protestë të heshtur, me fletë të bardha dhe libra para Ministrisë

53
0
Shares

Protesta e ditës së sotme e studentëve, do të kalojë në heshtje.

Studentët kanë vendosur të protestojnë në heshtje, pasi tashmë është koha që të tjerët të flasin.

Në njoftimin që ata kanë shpërndarë, studentët kanë kërkuar të pajisen me nga një fletë të bardhë, të mos vijnë me pankakarta dhe të marshojnë të heshtur.

Këtë gjë e bëjnë në shenjë proteste për mos kthimin e përgjigjeve nga kryeministri Rama.

Ora 16:00 e së martës, ishte afati i fundit për Ramën, i cili nuk ktheu asnjë përgjigje, por vijoi të kërkonte dialog dhe negociata me studentët. Studentët duket se i kanë dhënë zgjidhje përmes një sondazhi online që ka vulosur me 64% të votave qëndrimin para MAS ditën e sotme, dhe pse pati debate për vendin.

Ora mbetet e njëjtë, 10:00.Por grumbullimi do të nisë që 08:30 pranë Fakulteteve respektive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY