Trafik droge nga Shqipëria, Hollanda dhe Sllovenia, shkatërrohet grupi kriminal

Trafik droge nga Shqipëria, Hollanda dhe Sllovenia, shkatërrohet grupi kriminal

60
0
Shares

Policia italiane ka arritur të shkatërrojë  mëngjesin e sotëm një grup kriminal me aktivitet në trafikun e drogës.

Trafik të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në krim të organizuar janë këto akuzat që rëndojnë mbi 20 persona  të arrestuar, shumica e të cilëve janë shqiptarë.

Operacioni i koduar “Evelin” ka vënë hetim dhe 37 persona të tjerë, italianë rumunë e shqiptarë, ndaj të cilëve është ushtruar kontroll në banesa.

Operacioni i  përbashkët i antidrogës italiane e të policisë financiare u krye në 4 rajone, në provincën e Chietit, Genovas, Campobassos e Foggias.

Droga trafikohej nga Shqipëria, Hollanda e Sllovenia.

Baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, një udhëkryq i njohur i trafikut të drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY