Kapet drogë që vinte nga Shqipëria, goditen dy grupe kriminale në Itali,...

Kapet drogë që vinte nga Shqipëria, goditen dy grupe kriminale në Itali, jepen 41 urdhër-arreste

80
0
Shares

Mediat italiane kanë raportuar së fundmi për një operacion të policisë, për të cilin janë dhënë 41 urdhëra arrestesh.

Referuar atyre, është goditur një rrjet i trafikut të drogës, i cili transportonte sasi të madhe narkotikësh nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Mësohet se nga 55 persona që janë vënë nën hetim si dhe në pranga kanë përfunduar 41, të cilët janë hetuar përgjatë dy vitesh nga 2015-2017.

30 prej tyre janë lënë në burg dhe 11 të tjerë në “arrest shtëpie”. Me dije bëhet gjithashtu vetëm fakti që janë dy grupe që janë goditur, ndërsa ende nuk dihen identitetet e shqiptarëve pjesëmarrës në këto grupe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY