Abuzimi i fëmijëve në internet, UNICEF publikon shifra dhe fakte

Abuzimi i fëmijëve në internet, UNICEF publikon shifra dhe fakte

304
0
Shares

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF ka bërë publike shifra dhe fakte për abuzimin e fëmijëve në internet.

UNICEF tregon se nga fëmijët e anketuar, mosha mesatare e aksesit të internetit është 9 vjeçc.

Gjithashtu sipas raportit, një fëmijë qëndron online mesatarisht 3 orë në ditë dhe 14% e fëmijëve të anketuar kanë përjetuar online diçka që i ka mërzitur.

Shifra dhe fakte nga UNICEF:

Mosha mesatare kur fëmijët e anketuar kanë aksesuar internetin për herë të parë është 9 vjeç.
• Mesatarisht, një fëmijë qëndron online 3 orë në ditë
• 37% pohojnë se kanë përdorur internetin nga mosha 8 vjeçare ose edhe më herët.
• 51% e fëmijevë të anketuar kanë akses online sa herë që ata dëshirojne
• Smartphone është mjeti për i përdorur.
• 77% (bazuar në ata që kanë qënë pjesë e studimit) përdorin telefonin çdo ditë

Fëmijët e përdorin internetin për argëtim dhe rrjetet sociale
• Youtube është faqja/app më e klikuar (72%)
• Instagram (58%)
• Facebook (50%)
• What’s app (49%)

Në përgjithësi fëmijët e anketuar kanë më shumë aftësi teknologjikë online se prindërit e tyre.
• 14% e fëmijëve të anketuar kanë përjetuar online diçka që i ka mërzitur. ( mosha 15-17)
• 1 në 5 fëmijë nuk ia ka treguar askujt ndodhinë që e ka mërzitur.
• 1 në 5 fëmijë ka parë imazhe dhune ose abuzimi online.
• 17% e fëmijevë të anketuar ka parë imazhe ku flitet për dhunë fizikë.
• 1 në 10 fëmijë (bazuar në ata që kanë qënë pjesë e studimit) ka parë përmbajtje ku flitet për vetëvrasje.

Më shumë se 20% e fëmijëve të anketuar pranojnë të gjitha kërkesat për shoqëri në rrjetet sociale

• 25% e fëmijëve kanë bashkëvepruar online me dikë që nuk e njohin në jetë
• 16% e fëmijëve kanë takuar përsonalisht dikë që e kanë njohur në internet
• Prindërit kanë njohuri vetëm për 9% të këtyre ndodhive.
• 1 në 10 fëmijë (9%) ka patur një përvojë të padëshiruar në internet.
• 75% e fëmijëve të anketuar kërkojnë ndihmë dhe mbështetje nga bashkë-moshatarët.

Fëmijët e anketuar pohojnë se nuk kanë asnjë kontroll ose supervizim nga prindërit në:

• 78% shohin online video
• 58% vizitojnë rrjetet sociale
• 57% përdorin aplikacionet e mesazheve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY