EMRI/Mbante automatik në shtëpi, arrestohet dibrani i dënuar më parë për plagosje

EMRI/Mbante automatik në shtëpi, arrestohet dibrani i dënuar më parë për plagosje

97
0
Shares

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se mbante një armë zjarri pa lejë.

Policia e Dibrës bën me dije, se arma e zjarrit është tip automatik me 950 copë fishekë, të cilat janë sekuestruar.

 

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi :

A.M, (Altin Mera) 41 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Dibër (i dënuar më parë për plagosje e lehtë).

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se ky shtetas mbante armë zjarri pa leje, si dhe me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të mundshme kriminale, shërbimet e policisë kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e tij , ku kanë gjetur të fshehur një armë zjarri automatik, me dy krëhëra të mbushur me fishek, si dhe një sasi municioni prej 950 copë fishek të fshehura në një çantë, të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 të Kodit Penal” thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY