Pas fitores me Uellsin, Duka flet për të ardhmen e Panuccit

Pas fitores me Uellsin, Duka flet për të ardhmen e Panuccit

71
0
Shares

Ndeshja me Uellsin, padyshim ishte test i rëndësishëm për të ardhmen e trajnerit Panuccit, pas humbjeve të Kombëtares, e cila arriti kulmin me Skocinë, në rezultatin 4-0.

Mbrëmjen e djeshme, penalltia ‘shpëtoi’ Panuccin dhe i tha një dorë shtysë dhe Kombëtares për ta marrë veten. Por a do t’i besohet më Panucci-it drejtimi i Kombëtares sërish?

Pas përfundimit të ndeshjes, presidenti i Federatës  Shqiptare të Futbollit, ka folur për mediat, ku nuk ka dashur të shfaqë direkt vendimin, por vendosi të tregohet më diplomatik.

Ai u ndal te suksesi ndaj Uellsit, duke pohuar se rezultati ishte pozitiv.

”Pjesa e parë nuk ka qenë e mirë për kombëtaren tonë. Megjithatë, mendoj se pas asaj humbje të thellë ndaj Skocisë, kjo shërben më shumë për atmosferën në skuadër dhe besimin përreth djemve” ka thënë ai.

Ndërsa pytjeve rreth Panuccit ai iu përgjigj: “Nuk kam diskutuar asgjë me trajnerin përpara ndeshjes, përveçse jam munduar t’i mbështes për këtë ndeshje me Uellsin, për të pasur paraqitje pozitive dhe rezultat pozitiv. Megjithatë, e ripërsëris, nuk mjafton vetëm besimi te djemtë. Të gjithë duhet t’i mbështesim më shumë. Mbetemi skuadër modeste, me mobilizim dhe sa më pak mungesa, me të gjithë faktorët mund të bëjmë më mirë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY