EMRAT/Goditet organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës, pjesë e tyre dhe dy...

EMRAT/Goditet organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës, pjesë e tyre dhe dy shqiptarë

71
0
Shares

Dy shqiptarë ishin pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. Ata ranë në prangat e policisë italiane ms 20 të tjerëve të arrestuar.

Mediat lokale në Itali kanë bërë publike edhe emrat e dy shqiptarëve të përfshirë në këtë grup që merrej me drogë.

Bëhet fjalë për  Leonardo Staka, 26 vjeç dhe Harient Helmi 22 vjeç.

Banda  kryente aktivitetin e saj kriminal në tre shtete në Spanjë, Austri dhe Itali. Sasia e drogës vinte kryesisht nga Spanja e më pas shpërndahej në disa zona të Italisë duke mos kursyer as ambientet e shkollave.

Sipas mediave, janë sekuestruar disa pasuri, të cilat përllogariten në vlerën e 1 milion eurove. Hetimet për këtë grup kishin nisur një vit më parë dhe aktorët kishin role të qarta në grup, që nga ndarja e zonave deri tek arritja tek klienti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY