16-vjeçari plagosi veten me armë zjarri, policia arreston shokun e tij në...

16-vjeçari plagosi veten me armë zjarri, policia arreston shokun e tij në Peqin

67
0
Shares

Ditën e djeshme, një 16 vjeçar nga Peqini u plagos me armë. Gjendja e tij shëndetësore e tij është ende kritike dhe është ende i shtruar në spital.

Lidhur me këtë incident serioz, policia ka arrestuar shokun e tij për shkak se arma me të cilën është qëlluar shtetasi me inicialet G.B ka qenë e tij.

Kështu policia ka arrestuar E.B, 17-vjeç, i  cili akuzohet për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve, lëndëve shpërthyese dhe municioneve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin,  arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • E.B., 17 vjeç, banues në fshatin Lisnajë Peqin.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij, është vetëplagosur  nga pakujdesia me armë zjarri pistoletë shtetasi G.B., 16 vjeç (të cilët ishin shok me njërin – tjetrin,)  i cili   është dërguar në spitalin e traumës Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.

Ne vendngjarje u gjet dhe u  sekuestrua në cilesine e provës materiale, një pistoletë me një krehër dhe tre fishekë në të.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY