FOTO/Gangsterët shqiptare ‘pushtojnë’ Anglinë, banda e madhe kontrollon kokainën në Britani

FOTO/Gangsterët shqiptare ‘pushtojnë’ Anglinë, banda e madhe kontrollon kokainën në Britani

395
0
Shares

Gangsterët shqiptarë janë kthyer në qendër të vemendjes dhe në krye të titujve të mediave angleze.

Sunday Express, i ka kushtuar një artikull të gjatë, shqiptarëve në Angli të cilët merren me drogë.

Hellbanianz” quhet grupi i cili është  kryesisht me bazë në Barking, në lindje të Londrë. Ata janë një nga disa banda që kanë lidhje me mafien në atdheun e tyre dhe që merren drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën Jugore.

Shumë nga anëtarët e bandës janë fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Britani të Madhe si azilkërkues nga veriu i vendit ballkanik në fund të viteve 1990.

Gangsterët shqiptarë që e kanë qendrën në Londër postojnë fotografi të armëve, parave dhe makinave të tyre të shtrenjta, ndërsa bisedojnë në rrjetet sociale edhe për fitimet që marrin nga shitja e kokainës.

Ata thuhet se janë në krye për pastërtinë e kokainës që hyn në Britani dhe Agjencia Kombëtare e Krimit mendon se aftësia e gangsterëve shqiptarë për të importuar sasi të mëdha të kokainës ka çuar në tepricë në treg, duke u shoqëruar me atë të ashtuquajturin fenomeni i “linjave të qarkut”.

Grupet e krimit shqiptar kanë krijuar një profil të lartë dhe shkallë ndikimi brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë qasje të konsiderueshme në tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainë. Ata po zgjerohen dhe rëndësia e tyre po rritet”, thuhet në një pjesë të artikullit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY