Vrau me thikë të riun afrikan, pranga adoleshentit shqiptar

Vrau me thikë të riun afrikan, pranga adoleshentit shqiptar

92
0
Shares

Një 16-vjeçar shqiptar është kapur nga policia pas 1 muaj në kërkim për një vrasje në Francë.

16-vjeçari shqiptar akuzohet se ka vrarë një të ri afrikan. Sipas mediave franceze, vrasja ka ndodhur në 22 shtator në  Place de Jaude, në Clermont-Ferrand të Francës.

Shqiptari ishte arratisur nga vendi, duke shkuar në Gjermani, aty ku dhe policia e ka arrestuar mbrëmjen e së martës.

Përsa  përket ngjarjes, gazetat vendase shkruajnë se ka patur një konflikt mes katër të të rinjve, i cili përfundoi me vrasjen e njërit prej tyre.

Autoritetet ligjvenëse në Francë, bëjnë me dije se për vrasjen e afrikanit, shqiptari ka përdorur një thikë.

Frika se mos afrikani kishte ndërruar jetë, ka bërë 16-vjeçarin të largohej dhe më pas vdekja e tij detyroi atë të arratisej.

Prokuroria franceze lëshoi një  urdhër-arresti europian,derisa ai u kap në Gjermani. Sipas mediave franceze, ekstradimi i tij mund të zgjasë deri në 60 ditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY