Vasili i bën thirrje Ramës: Mbaje veten kryeministër, mos i ngatërro punët...

Vasili i bën thirrje Ramës: Mbaje veten kryeministër, mos i ngatërro punët e shtetit me punët e shpirtit

81
0
Shares

Pas deklaratës së gjatë të Edi Ramës në Kuvend, ditën e sotme, lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit, ka reaguar dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Vasili shkruan se  kryeministri është i plagosur shpirtërisht dhe qan për Lleshin në Kuvend.

Duke rikujtuar se Shqipëria është e mbytur me drogë duke u futur në listën e zezë të vendeve të krimit të organizuar, Vasili i bën thirrje kryeministrit të mbajë veten dhe të mos ngatërrojë punët e shtetit me punët e shpirtit.

Reagimi i plotë

Kryeministri i plagosur shpirterisht qan per Lleshaj ne kuvend.

Kryeministri qe nuk vuri kujen se Shqiperia u mbyt me droge dhe u pagezua si Kolumbia e Europes,apo qe eshte vendi i pare ne Europe per emigrimin e femijeve,apo qe u rikthye ne listen e zeze te vendeve qe pastrojne para,apo qe krimi i organizuar dhe dhjetra banda jane sheshit neper Shqiperi sot: vuri kujen ne mes te parlamentit e qan e qan aq fort per lleshajn.

Duket nje qarje qe shkon pertej kushtetutes,nje qarje, qe i del nga zemra,nga shpirti dhe nga trupi..
Mbaje veten kryeminister se le nam mos ngaterro punet e shtetit me punet e shpirtit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY