Ambasadori i BE i ‘tërheq vëmendjen’ qeverisë: Duhet të funksionojë sërish Ministria...

Ambasadori i BE i ‘tërheq vëmendjen’ qeverisë: Duhet të funksionojë sërish Ministria e Brendshme

96
0
Shares

Në një situatë të tensionuar lidhur me emërimin e një kandidati të mundshëm në krye të Ministrisë së Brendshme, ambasadori i  BE në Shqipëri sjell në vemendje faktin se duhet që ministria të funksionoje sërish.

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka deklaruar se duhet të ketë një ministri të Brendshme funksionale.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasadori shkruan se dhe pse janë marrë masa për t goditur grupet kriminale, duhet ende të vijojë puna dhe jo të ndërpritet.

“Kohët e fundit janë marrë operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar”, u shpreh ambasadori Soreca, ndërsa theksoi se duhet të vijojë lufta kundër krimit të organizuar.

“Muajt e fundit Policia e Shtetit ka ndërmarrë operacione të rëndësishme #policore kundër krimit të organizuar. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër #krimittëorganizuar është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”, shkruan ambasadori i BE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY