Maliq, babai keqtrajton vajzën, ajo e plagos rëndë

Maliq, babai keqtrajton vajzën, ajo e plagos rëndë

86
0
Shares

Fatkeqësisht vazhdojnë të shënohen raste të sherreve brenda në familje, të cilat rezultojnë me pasoja të rënda.

Së fundmi, një sherr në familje ka ndodhur në Maliq të Korçës mes babit dhe vajzës.

Policia thotë se ka filluar procedimin penal për babë e bijë, përkatësisht 54 dhe 16 vjeçe.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi A.C., e ka keqtrajtuar vajzën e tij, e cila më pas e ka goditur këtë të fundit, me një mjet të mprehtë në parakrah.

Ky shtetas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar, ndërsa shtetasja K.C., u pajis me urdhër-mbrojtje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY