FOTO/Policia shpall në kërkim aktorin e njohur të serialit ‘Friends’

FOTO/Policia shpall në kërkim aktorin e njohur të serialit ‘Friends’

74
0
Shares

Një foto e shpërndarë nga policia në Britaninë e Madhe për pak sa nuk solli arrestimin e aktorit të serialit legjendar ‘Friends’,  David Schwimmer.

Në foto ishte një person i cili i ngjante aktorit, i shpallur në kërkim, për veprën penale të vjedhjes.

Menjëherë sapo fotoja u bë virale, komentuesit shpërthyen në komente, duke shkruar batuta nga seriali, por duke mos besuar se aktori vërtet kishte vjedhur.

Policia më vonë tha se Schwimmer nuk ishte në Britani të Madhe në kohën e veprës penale.

“Faleminderit të gjithëve për përgjigjet tuaja të shpejta. Ne e kemi hetuar këtë çështje tërësisht dhe kemi konfirmuar se Davidi Schwimmer ishte në Amerikë në këtë datë,” shkruante policia, duke kërkuar ndjesë për këtë ngatërrim.

I dyshuari kërkohet për vjedhjen e supozuar të një xhakete, portofole dhe celularësh nga restoranti. Policia lëshoi imazhin e CCTV të të dyshuarit që bleu birrë nga një dyqan, por që kishte shumë ngjashmëri me Schwimmer.

Aktori ka luajtuar në serialin Friends nga 1994 deri në finalen e tij në 2004.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY