Fotoja që po qarkullon në internet, ku është ndryshimi mes Ramës dhe...

Fotoja që po qarkullon në internet, ku është ndryshimi mes Ramës dhe Berishës

102
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha ka nxjerrë krahasimin që njerëzit në rrjetet sociale kanë bërë, duke u ndaluar tek propozimi i ri i Edi Ramës, për të dënuar çdo shpifje.

Duke e cilësuar si ‘Rikthim në kohën e etërve xhelat të fjalës së lirë’, Berisha kujton vendimet e tij në kohën kur ishte kryeministër dhe vendimet e kundërta që Rama merr në kohën e tij.

Në një postim në facebook, Berisha ka publikuar edhe foton ( e cila qarkullon në internet prej disa orësh) në të cilën shkruhet se ai në qeveri ndaloi me urdhër padinë për shpifje ndaj cdo gazetari nga ministrat dhe deputetët e tij, ndërsa sot, pasardhësi i tij, Edi Rama, urdhëron ministrat e deputetët që të padisin për shpifje cdo gazetë, gazetar, portal dhe individ.

Ja çfarë deklaroi kryeministri Rama një ditë më parë:

ÇDO SHPIFJE NË FONDIN E EDUKIMIT

Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje.

Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY