Meta praktikon sportin e tij të preferuar, gazetari dhe aktori i njohur...

Meta praktikon sportin e tij të preferuar, gazetari dhe aktori i njohur e shoqërojnë

74
0
Shares

Ilir Meta ndodhet në zonën e Tropojës, ashtu siç më herët jeni informuar.

Presidenti këtë fundjavë e nisi duke shkuar në vendlindjen e heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, për t’u përulur me respekt e mirënjohje të veçantë ndaj veprës së përjetshme të udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë në Shqipëri.

Duke iu referuar, postimeve në rrjetet sociale, Meta, përpos të gjithave, ka vendosur që të praktikojë dhe sportin e tij të preferuar kohëve të fundit, atë të ngjitjes së lartësive.

Presidenti ka zgjedhur që të përshkrojë rrugën nga Curraj i poshtëm në Currajn e Epërm, shoqëruar dhe nga aktori Bes Kallaku dhe nga gazetari Çim Peka.

Ky i fundit është parë shpesh me presidentin teksa ngjisin lartësitë e maleve, pasi siç duket sporti është aktiviteti i preferuar i të dyve. Po ashtu në këtë udhëtim Meta shoqërohej dhe nga ambasadori shqiptar në Prishtinë Qemal Minxhozi.

“Në Curraj të Poshtëm, gati për ngjitje për në Curraj të Epërm”, shkruan Meta në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY