FOTO/Salianji denoncoi udhëtimet me trafikantin e drogës, deputetja socialiste ‘shpëton’ Ballën

FOTO/Salianji denoncoi udhëtimet me trafikantin e drogës, deputetja socialiste ‘shpëton’ Ballën

175
0
Shares

Edhe pse deputeti demokrat Ervin Salianji nxorri me data dhe orë të sakta, të marra nga sistemi Tims, të gjitha udhëtimet e Taulant Ballës me trafikantët, vijojnë përpjekjet për ta ‘shpëtuar atë’.

Ervin Salianji denoncoi dhe nxorri të dhëna të reja, mbi udhëtimet e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla me trafikantin e drogës Edmond Bego.Ndërsa deputetja socialiste në reagimin e saj, fakton të kundërtën përmes të dhënave të saj.

Por, deputetja Evis Kushi, në një postim në facebook, referuar datave të një prej udhëtimeve në të cilat Salianji tha se Taulant Balla ka udhëtuar jashtë shtetit me trafikantin e drogës, Edmond Bego,  shkruan se së bashku më kryeministrin Rama, vetë ajo dhe deputetët Balla e Kryemadhi janë nisur për një udhëtim, vizitë pune, në Bruskel, ne 8 Dhjetor 2014 ora 12.23.

Lexoni postimin e plotë të saj

Lexova në media se deputeti Ervin Salianji, person në hetim “për kallzim të rremë në bashkëpunim” me Babalen, kish hedhur përsëri baltë pa pikë turpi mbi Kryetarin e Grupit dhe kolegun tim Taulant Balla.

Meqenëse në nje nga udhëtimet për të përfaqësuar Shqipërinë kam qenë dhe unë më datat 8-9 Dhjetor 2014, e sqaroj opinionin publik që më datë 8 Dhjetor 2014 ora 12.23 jemi nisur bashkë me Kryeministrin Rama, Deputetët Taulant Balla, Monika Kryemadhi dhe unë për në Bruksel.

Gjeni bashkangjitur edhe fotografitë e vizitës. Nëse duhet edhe axhenda e takimeve gjithashtu.

Prandaj, kjo cmenduri shpifjesh merr fund vetëm në Gjykatë. Fondi i Edukimit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY