Atentati në ‘Bllok’ i porositur, zbulohet konflikti i hershëm i Martinajt

Atentati në ‘Bllok’ i porositur, zbulohet konflikti i hershëm i Martinajt

242
0
Shares

Pista kryesore e ngjarjes së djeshme mendohet të jetë pjesë e një atentati të porositur nga një person.

Fax News shkruan se bëhet fjalë për një atentat të porositur ndaj Ervis Martinajt.

Atentati është porositur nga një shtetas shqiptar, me banim jashtë i cili ka patur konflikt me Ervis Martinajn. Ndërkohë që konflikti dhe kërcënimet, kanë nisur disa javë më parë.

Pak më parë,  u zbardh dhe sherri mes dy palëve të përfshira në konflikt, i cili kishte ndodhur për shkak të këngëtares Elvana Gjata.

Mesa duket, burimet thonë se duke qënë se konflikti ka qënë i hershëm dhe ka mjaftuar ngacmimi ndaj këngëtares për të shpërthyer dhe kthyer çdogjë në kasaphanë të vërtetë. Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët.

E gjitha ka lindur për shkak të një sherri banal. Pas ngjarjes është marrë në pyetje dhe këngëtarja Elvana Gjata e cila gjithashtu dyshohet që ka lidhje me ngjarjen.

Nga atentati i djeshëm mbeti viktimë mbeti Fabiol Gaxha, 26 vjec, truproja i Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur bashkë me Leart Hasajn, ndërsa lëndime ka marrë dhe pronari i lokalit, i cili ndodhet i shtruar në një spital privat.

Ndërkohë, pritet një deklaratë zyrtare nga policia lidhur me ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY