Vrasja në Tiranë, këngëtarja ‘molla e sherrit’, zbulohet shkaku i vërtetë i...

Vrasja në Tiranë, këngëtarja ‘molla e sherrit’, zbulohet shkaku i vërtetë i ngjarjes

288
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga momenti në moment lidhur me ngjarjen kriminale të ndodhur në zemër të Tiranës, në zonën e ish-bllokut.

Burimet thonë se “molla e sherrit” ka qenë këngëtarja e njohur Elvana Gjata.

Gjata ka qenë në praninë e të dashurit të saj, një biznesmeni të njohur, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije. Në këtë moment, aty është ngacmuar nga persona të tjerë në lokalin “Monopol”.

Në këto kushte, i dashuri i Elvanës ka thirrur shoqëruesit e tij dhe aty ka ndodhur përplasja me armë. Në vendngjarje janë gjetur 9 gëzhoja dhe janë përdorur tre armë zjarri.

Mësohet se këngëtarja është shoqëruar në ambientet e drejtorisë së Tiranës ku ka dhënë dëshminë e saj dhe po tregon para oficerëve të policisë atë që ka ndodhur.

Bilanci i deri tanishëm është: Një i vdekur dhe tre të plagosur, mbeti i vrarë 26 vjeçari Fabiol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ky i fundit i plagosur bashke me Laert Hato, shok i Martinajt dhe Gaxhës i cili gjendej ulur në një tavolinë me ta.

Priten të dhëna të tjera në vazhdim lidhur me autorin e ngjarjes i cili mendohet se është kapur nga kamerat jashtë lokalit dhe se është një ekspert i përdorimit të armëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY