Atentati në Tiranë, reagon policia: Janë shpallur në kërkim tre të dyshuar

Atentati në Tiranë, reagon policia: Janë shpallur në kërkim tre të dyshuar

71
0
Shares

Ashtu siç pritej, policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut, duke dhënë versionin zyrtar.

Sipas policisë, në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”, u plagosën me armë zjarri shtetasit Ervis Martinaj 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë shtetasi F. G., 28 vjeç.

Janë arrestuar në flagrancë dy të plagosurit dhe shpallen në kërkim tre të tjerë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri “Glock”, gëzhoja, shumë në euro, automjete e aparate celular.

Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë

– Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :

– E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë
– F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë
– M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– armë zjarri tip “Glock”
– 11 gëzhoja
– 10 000 euro
– tre automjete
– aparate celular

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY