VIDEO/16 deputetë të PD shpërndahen në zonat e Shqipërisë, çfarë do të...

VIDEO/16 deputetë të PD shpërndahen në zonat e Shqipërisë, çfarë do të denoncojnë

73
0
Shares

Edhe pse sot nis viti i ri shkollor, përtej dukjes, arsimi ka një sër problematikash të pazgjidhura të cilat shkojnë deri në mbylljen e shkollave.

Sot, 16 deputetë të Partisë Demokratike do të jenë në zona të ndryshme të Shqipërisë, për të denoncuar mbylljen e shkollave dhe një sër problemesh të tjera.

Pak më parë, bëmë publike informacionet nga deputeti Shehu, ndërkohë që të gjithë deputetët e shpërndarë në zonat, do të mbajnë deklaratë ose do të informojnë publikun lidhur me atë që kanë konstatuar.

Me anë të deputetëve të zonave të ndryshme, PD ka treguar se mijëra nxënës kanë braktisur bankat e shkollës.

PD njofton se ka evidentuar 133 shkolla të mbyllura, por drejtoritë arsimore dhe ministria e arsimit nuk kanë dhënë akoma informacion për numrin e saktë  të shkollave të mbyllura dhe braktisjes së shkollave nga nxënësit”.

Më poshtë keni deklaratën e deputetes Izmira Ulqinaku është në Dajç të Shkodrës e cila flet për mbylljen e shkollave në atë zonë.

Mbyllja e shkollave në Shkodër dhe braktisja nga mijera nxënës është tregues i dhimbshëm se me Edi Ramën arsimi është çdo vit e më keq. Deputetja Izmira Ulqinaku është në Dajç të Shkodrës.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Dimanche 16 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY