VIDEO/Tentoi të largohej nga vendi i aksidentit, arrestohet shoferi i dehur në...

VIDEO/Tentoi të largohej nga vendi i aksidentit, arrestohet shoferi i dehur në Tiranë

75
0
Shares

Policia ka bërë publike një rast të një shoferi i cili nën gjendje të dehur u aksidentua duke u larguar nga vendi i ngjarjes, por në saj denoncimit të një qytetari tjetër i cili njoftoi policinë, u bë e mundur kapja e tij.

Sipas policisë, reagimi ishte i shpejtë dhe parandalues i pasojave të mëtejshme, që mund të vijnë si rezultat i papërgjegjshmërisë së drejtuesve të mjeteve, ashtu siç ishte edhe drejtuesi këtij automjeti, i cili si pasojë e mosrespektimit të sinjalizmit të semaforit në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta” u përfshi në përplasje me një motomjet.

Nuk njoftoi policinë për aksidentin, u largua nga vendi i aksidentit duke mos i dhënë ndihmë të dëmtuarit. Po falë telefonatës në kohë dhe rregjistrimit të ngjarjes nga kamera e bordit të një automjeti, Policia Rrugore e kryeqytetit u vu menjëherë në ndjekje të tij. E ndaluan dhe konstatuan se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur në masën 0.83 mg/l.

Drejtuesi i mjetit A.N. 37-vjeç, u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur si dhe iu pezullua leja e drejtimit për mosdhënie ndihme të të dëmtuarit dhe largim nga vendi i aksidentit.

Policia e Shtetit  falenderon qytetarin që dha kontributin e tij në zbardhjen e ngjarjes rrugore duke telefonuar Policinë dhe rregjistruar aksidentin rrugor. Telefono 112 për çdo emergjencë 24/7 !

https://www.facebook.com/policiarrugorezyrtare/videos/240779836605498/UzpfSTE1MDI0MjA2MDMzNzc2Mzk6MjI3MTg2MjkxNjQzMzQwMA/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY