Deputeti: Në Qarkun e Gjirokastrës sot fillon mësimi me 18 shkolla më...

Deputeti: Në Qarkun e Gjirokastrës sot fillon mësimi me 18 shkolla më pak

46
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, bën me dije se në Qarkun e Gjirokastrës janë mbyllur disa shkolla.

Më poshtë keni gjithë situatën reale të përshkruar me detaje: 

Në Qarkun e Gjirokastrës sot fillon mësimi me 18 shkolla më pak!

Tragjike kjo!

Nga këto 9 janë mbyllur në Tepelenë, 6 Përmet e 3 në Gjirokastër.

Mbyllja e shkollave me largimin e tyre nga vend banimi i nxënësit, është një nga faktorët që thellon mosfrekuentimin e rregullt, braktisjen, mosmbarëvajtjen mësimore nga nxënësit.

Kjo veçanërisht manifestohet në një realitet ku infrastruktura mungon apo është larg standarteve, transporti është ai që dihet, kostot e tij janë të larta për ekonomitë e varfëra të banorëve.

Në këto kushte kur nuk është parashikuar as edhe një mbulesë financiare për transportin, ushqimin e nxënësve larg shtëpive, ndonjë organizim i përshtatshëm publik për këto etj, nxënësi dhe mësimi largohen së tepërmi prej njëri tjetrit, me pasoja të thella negative.

Po të shtoj këtu edhe uljen e numrit të nxënësve nga eksodet masive të popullsisë, si pasojë e gjëndjes së mjeruar të familjeve në fshatrat e këtij Qarku, tabloja bëhet tragjike, por e përputheshme me këtë realitet të “epokës Rilindase”.

Kjo është e vërteta me të cilën po përballen fëmijë, nxënës, të rritur, familje….

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY