Kryemadhi urim të veçantë për ditën e parë të shkollës: Fillon sot...

Kryemadhi urim të veçantë për ditën e parë të shkollës: Fillon sot për ju një rrugë e re

116
0
Shares

Sot nis viti i ri shkollor, ndërkohë që qindra nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës dhe do të provojnë një emocion të veçantë.

Urimet dhe emocionet do të jenë të shumta në këtë ditë. Një urim për startimin e vitit të ri shkollor e ka bërë dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi veçanërisht i uron fëmijët të cilët shkojnë për herë të parë në shkollë, nxënësit e klasave të para.

Ja çfarë shkruan Kryemadhi:

Uroj me zemër suksese për të gjithë fëmijët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!

Fillon sot për ju një rrugë e re në përballjen me jetën, me mësime, por dhe shumë sfida e mundime, udhërrëfyes e bashkëudhëtarë do të keni mësuesit, që do ju japin dorën dhe dijen për të kaluar vështirësitë përpara.

Uroj gjithashtu suksese për të gjithë nxënësit në këtë vit të ri shkollor!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY