Pas opozitës dhe Rama do të jetë në Elbasan, mazhoranca mblidhet në...

Pas opozitës dhe Rama do të jetë në Elbasan, mazhoranca mblidhet në Kuvend

60
0
Shares

Ashtu siç njoftuam, Partia Demokratike do të bojkotojë edhe sot Parlamentin duke u zhvendosur në qytetin e Elbasanit, qyteti tjetër që sipas demokratëve, është e kapur nga bandat e lidhura me qeverinë.

Mësohet se në orën 10:00 grupet parlamentare të opozitës së bashkuar do të jenë në Elbasan në një tjetër seancë të jashtëzakonshme. Takimi do të zhvillohet në “Hotel Skampa”.

Opozita ka paralajmëruar se do të vazhdojë të mbajë marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin derisa qeveria të reagojë dhe marrë masat e nevojshme për parandalimin e krimit dhe vrasjeve.

Por veç grupeve parlamentare të opozitës, në Elbasan do të jetë në një tjetër takim  edhe Kryeministri Edi Rama. Sipas njoftimit zyrtar nga qeveria, kreu i qeverisë do të zhvillojë një takim me mësuesit e gjimnazeve “Dhaskal Todri” dhe “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.

Ndërkohë në parlament, në rendin e ditës së sotme, është parashikuar votimi i ndryshimeve në buxhetin e vitit 2018. Gjithashtu, mbetur pezull nga sesioni i fundit parlamentar, do të diskutohet dhe ligji për Magjistraturën dhe ndryshimet në Kodin rrugor.

Për ligjin e Magjistraturës, kërkohen 3/5 e votave, gjë për të cilën mazhoranca ka nevojë për votat e opozitës dhe mungesa e kësaj të fundit, do të çojë sërish në mbajtjen pezull të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY