DETAJE/Vrasja në Mamurras për hakmarrje, 27 vjeçari prej vitesh në konflikt

DETAJE/Vrasja në Mamurras për hakmarrje, 27 vjeçari prej vitesh në konflikt

174
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga vrasja e 27-vjeçarit Indrit Pepa në Mamurras. Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 04:30 të mëngjesit në lagjen ‘Zef Hoti’, në periferi të Mamurrasit.

Kanë qënë banorët që kanë njoftuar për sulmin me armë, pas janë tronditur nga zhurma e madhe.

Sipas burimeve mediatike i riu është qëlluar me breshëri automatiku në momentet kur sapo kishte dalë nga shtëpia e tij.

Ajo që mësohet së fundmi është që Indriti kishte konflikte me disa persona dhe familja e tij ishte në dijeni të tyre.

Për këtë arsye  familja e viktimës ishte e ngujuar për gati 5 vite për shkak të konflikteve të hershme të 27-vjeçarit me një person tjetër. Indriti nuk jetonte në Mamurras, pasi shumicën e kohës jetonte jashtë vendit ndaj dhe nuk i njihte mirë banorët e zonës.

Po ashtu policia bën me dije se ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të krimit, shtetasin me inicialet A.M., 49 vjeç. Ky i fundit u shpall në kërkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY