VIDEO/Vasili zbulon moton e LSI, Kryemadhi takim me Bashën në seli

VIDEO/Vasili zbulon moton e LSI, Kryemadhi takim me Bashën në seli

76
0
Shares

LSI ka ndërmarrë aksionet e veta si pjesë e opozitës. Nga njëra anë, deklarata e Petrit Vasili që zbardh vendimet pas mbledhjes dhe së dyti takimi që pritet të zhvillojë Kryemadhi me Bashën në seli.

Petrit Vasili ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të Lëvizjes socialiste për Integrim.

Në fjalën e tij, Vasili ndalet në prioritetin që partia e tij ka vendosur të ketë para sesionit parlamentar dhe në vazhdim të tij.

”Veprimi jonë do të jetë nën një moto: tolerancë zero ndaj hajdutëve që kanë grabitur vendin, do të ndalojmë këtë hordhi që po grabit vendin”, shprehet Vasili.

Ai shprehet se Shqipëria ka një sistem drejtësie të thelluar që mban gjallë kriminalitetin në vend ku për Kryeministrin ka një padi dhe nuk po luan gishtin. Sipas tij, kryeministri tha se ka bërë ekspertizën për audion e vëllait të ministrit, por prokuroria nuk ka lëvizur.

Pjesë nga deklarata:

Arsyeja pse i ka duart e lidhura është e thjesht dhe e qartë, pasi ka qenë njësh me kriminelët. Janë kriminelët ata që diktojnë punën ne Komisariatin e Shkodrës. Ndërsa shteti nuk është , është në një cep.

Kjo situatë kriminale ka rrënuar dhe ekonominë dhe po largon të rinjtë e Shqipërisë. Të rinjtë e Shqipërisë po përballen me një qeverisje të rrëmbyer nga hajdutët.

Papunësia është një plagë që thellohet dhe konstraktohet nga shifrat e turpshme që dalin nga qeveria. Dhuna dhe arroganca kanë qenë ato që shënjon sesionin parlamentar duke rrëmbyer forcën politikë.

Takim me strukturat e LSI-së në Tirane

Petrit Vasili Konferencë për shtyp

Publiée par Monika Kryemadhi sur Lundi 3 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY