Më pak kredi dhe më shumë ndërtime, avokati zbulon lidhjen e Veliajt...

Më pak kredi dhe më shumë ndërtime, avokati zbulon lidhjen e Veliajt me dhëndrin e Xhafës

242
0
Shares

Eshtë publikuar së fundmi një raport i Bankës së Shqipërisë (bërë publike nga revista Monitor) ku thuhet se stoku i huasë që i është dhënë bizneseve që veprojnë në kryqytet ishte 38 miliardë lekë në fund të tremujorit të dytë, duke përbërë 86% të kredisë për bizneset private në këtë sektor për gjithë Shqipërinë.

Lidhur me këtë, ka reaguar avokati i njohur  Altin Goxha, i cili thotë se Veliaj dhe dhëndri i Fatmir Xhafaj po pastrojnë miliardat e drogës.

“Bankat po japin më pak kredi për ndërtimet e reja, por ndërtimet në Tiranë kanë shpërthyer si kurrë më parë” ka denoncuar në rrjetet sociale avokati.

Reagimi i plotë i gazetarit

PSE HABITENI? TANI E MORET VESH SE VELIAJ DHE DHENDRI I FATMIR XHAFES PO PASTROJNE MILIARDAT E DROGES??? Kemi mbi 1 vit qe e denoncojme live!!!

Sot ka dale dhe po perhapet lajmi se megjithese cdo muaj e cdo vit Bankat japin perhere e me pak kredi per ndertime te reja, ndertimet ne Tirane kane shperthyer si kurre ndonjehere!
Dhe e quajne paradox!!! E ku eshte paradoksi ketu? C’pune kane leket e Bankave me miliardat e ndertimeve te Veliajt? Pse ka me kush dyshime qe Veliaj po pastron miliardat e droges? Aq me teper kur shefi i lejeve te ndertimit ne Tirane eshte dhendri i Fatmir Xhafes Joni Baboci???

ÇFARË THOTË SHKRIMI 

Lejet e ndërtimit kanë vijuar të rriten me vrull në gjithë vendin, sidomos në kryeqytet. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në 6-mujorin e parë të vitit, numri i lejeve të dhëna për ndërtim arriti në 498 me një rritje prej 65% në krahasim me 6-mujorin e vitit të kaluar.

Rritja më e madhe shihet të jetë në Bashkinë e Tiranës, ku u dhanë gjithsej 164 leje në 6-mujorin e parë, me një rritje 61% në raport me vitin e kaluar. Ato zunë 33% të numrit të përgjithshëm të lejeve të dhëna në të gjithë territorin e vendit.

Krahas Tiranës numri i lejeve të ndërtimit u dyfishua dhe në Durrës (nga 31 në 6 muajt e parë 2017, në 61 në të njëjtën periudhë 2018). Megjithatë, stoku i huasë për sektorin e ndërtimit në Durrës ra me 31% në qershor në krahasim me fundin e 2017-s, duke arritur në gati 1.4 miliardë lekë.

SHKRIMI I PLOTË

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY