Britania, plan ambicioz për rritjen e eksporteve britanike me Shqipërinë

Britania, plan ambicioz për rritjen e eksporteve britanike me Shqipërinë

38
0
Shares

Drejtori ekzekutiv i Eksportit dhe Financave të Mbretërisë së Bashkuar (UKEF), Tim Reid u takua sot Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministren e Financave, Delina Ibrahimaj për të çimetuar ambicjen e tyre prej 4 miliardë paundë për një marrëdhënie më të ngushtë tregtare mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, raporton zyra e shtypit e ambasadës britanike.

Ky plan shënon dyfishimin e synimit për riskun tregtar të publikuar më parë, mbi mbështetjen e UKEF për Shqipërinë dhe theksoi potencialin e madh në dispozicion të eksportuesve britanikë.

“Vlera totale e eksporteve me Shqipërinë ka arritur shifrën 144 milionë paund në 12 muaj deri në Shtator 2022, një rritje prej 97 milionë paund me cmimet aktuale, vitin të kaluar. Vizita e sotme mbështetet në rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe solli marrëveshjen, e cila do të nxisë bashkëpunim më të ngushtë”, theksohet në një njoftim të ambasadës britanike në Tiranë.

Tim Reid, Drejtori Ekzekutiv i UKEF komentoi ambiciet e zyrës së tij për këtë projekt.

“Ekziston një mundësi e mirë për bizneset britanike. Vëllimi i tregtisë me Shqipërinë po rritet në mënyre drastike, duke treguar prirjen për eksporte britanike. Me mbështetjen e UKEF, më shumë kompani mund të korrin përfitimet e eksportit. Ne mirëpresim celjen e Dhomës së Tregtisë në Shqipëri. Kjo organizatë e re do të ndihmojë bizneset britanike dhe ato shqiptare. Marrëdhënia e ngushtë me Shqipërinë do të hapë një fazë të re bashkëpunimi në sektorë të tillë si; energjia e rinovueshme, shëndetësia dhe transporti. Vitin e kaluar ne festuam 100 vjetorin e marrëdhënieve tregtare. Mezi pres të vazhdojmë punën me Shqipërinë dhe të forcojnë marrëdhënien tonë të gjerë të eksporteve”, tha Reid.

Të gjitha marrëveshjet mes dy vendeve do të ndihmojnë rritjen e ekonomisë britanike, do të mbështesin krijimin e vendeve të të punës dhe do të ndihmojnë në cuarjen përpara të axhendës të Qeverisë. Një ambicie prej 4 miliardë paund do të thotë një vlerë minimale prej 800 milionë paund për bizneset britanike. Kjo sepse, blerësve shqiptarë do t’u kërkohet të përfitojnë nga zinxhiri i furnizimit, sipas kushteve të financimit të UKEF.

“Shqipëria ka një varg projektesh kyc infrastrukturore që kanë nevojë për investime nga jashtë. Kjo marrëveshje për të punuar më ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar duhet t’i dërgojë një sinjal bizneseve britanike se Shqipëria ka tregje të gatshme për produktet tuaja dhe UKEF mund t’ju mbështesë në ambiciet tuaja të eksportit”, tha  Delina Ibrahimaj, Ministrja e Financave.

UKEF ka Drejtorinë Ndërkombëtare të Eksportit dhe Financave  (IEFE) në Ballkanin Perëndimor që punon krah ekipeve të qeverive në këto vende, si dhe mbulon Europën Qendrore dhe atë Lindore. Puna e ngushtë e IEFE-s me blerësit jashtë vendit bëhet për të paraqitur zinxhirin e furnizimit të Mbretërisë së Bashkuar. Ata janë të pranishëm në të gjithë botën për të diskutuar mbi mundësitë financiare të UKEF në mbështetje të eksportit të mallrave dhe/ose shërbimeve të Mbretërisë së Bashkuar.

Një shembull i mbështetjes së UKEF në rajonin e Europës Lindore përfshin një kredi të garantuar prej 360 milionë paund për ndërtimin e një autostrade duke përdorur teknologjinë 5 G në Serbi. Mbështetja e UKEF-it për projektin e autostradës që u bë publike në tetor 2021 po krijon një vlerë prej 125 milionë paund për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY