Berisha: Belind Këlliçi është kandidati më i shkëlqyer për Bashkinë e Tiranës

Berisha: Belind Këlliçi është kandidati më i shkëlqyer për Bashkinë e Tiranës

27
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një takim me të rinjtë e Tiranls se Belind Këlliçi është kandidati më i shkëlqyer për Bashkinë e Tiranës.

Deklarata:

Ne vendosëm sistemin e primareve dhe sot kandidojmë me 61 kandidatë, me në krye Belind Këlliçin, kandidatin tonë të shkëlqyer për Bashkinë e Tiranës.
Ata nuk janë më kandidatët e kryetarit dhe kryesisë, por janë kandidatët e votës së lirë dhe kjo ka shndërruar një ndryshim shumë të madh në qëndrimin tonë dhe qëndrimin e shoqërisë shqiptare ndaj nesh.
Ju falënderoj që keni ardhur të mbështesni Belind Këlliçin.

Tirana ka nevojë jetike për ndryshim. Unë do u jap vetëm 2-3 tregues të institucioneve prestigjioze ndërkombëtare.
Sot Tirana është në 10 qytetet më të ndotura të planetit. Sot Tirana është ndër 10 vendet me shërbimin shëndetësor më të shkatërruar në planet.

Tirana i ka sot këto sepse ka një falls-kryebashkiak. Nëse do bënit, vizatonit, përshkruanit kryebashkiakun aktual që do dorëzojë së shpejti detyrën, ai është prototipi i një personazhi fake.
Por ai është edhe një vjedhës dhe hajdut i pamëshirë i qytetarëve të Tiranës. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY