Transporti falas në Tiranë/ Berisha: Falenderoj Këlliçin për premtimin që bëri

Transporti falas në Tiranë/ Berisha: Falenderoj Këlliçin për premtimin që bëri

23
0
Shares

Belind Këlliçi ka premtuar sot transport falas në Tiranë gjatë një takimi me të rinjtë e FRPD, ndërsa kreu i PD, Sali Berisha ka shprehur menjëherë falenderimet e tij. Falenderoj Këlliçin për premtimin që bëri, tha Berisha.

Deklarata e Berishës:

Unë e falënderoj Këlliçin për premtimin që bëri para jush.
Transporti falas ishte, mendoj unë, premtimi më i guximshëm, më i domosdoshëm, premtimi që do ndikojë në buxhetin e të gjitha familjeve.

Por nuk do ndikojë vetëm në buxhetin, por edhe në shëndetin të gjitha familjeve.
E thamë që Tirana është ndër 10 qytetet më të ndotura në botë, sepse këtu trafiku është organizuar me principin se si të udhëtohet më ngadalë, se si njerëzit të thithin sa më shumë gazra toksike.

Do pakësohet numri i atyre që përdorin mjetet personale për të shkuar në punë, sepse do përdorin mjetet publike.
Tirana nuk është më e varfra, nuk është ndër dhjetë vendet e fundit në botë, por është më e vjedhura.
Unë dua ta përgëzoj zotin Këlliçi për këtë premtim solemn me një impakt shumë të madh për jetën e Tiranës.

Unë kam besim se me programin e tij do të sjellë një revolucion të vërtetë dhe se qyteti do vendoset në shinat e një qyteti normal dhe me perspektivë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY