Pas largimit të bashkëshortit, edhe moderatorja e njohur i bashkohet Tv Klan

Pas largimit të bashkëshortit, edhe moderatorja e njohur i bashkohet Tv Klan

102
0
Shares

Tashmë nuk është më e pazakontë të dëgjojmë se figura të ekranit shqiptar po lëvizin duke u pozicionuar në televizione me programe të reja.

Pas shumë emrash që ne kemi njoftuar, radhën e vazhdon moderatorja Orinda Huta të cilën e kemi parë në Vizion Plus.

Pas largimit të Turjan Hyskës, bashkëshkortit të saj, i cili u bë pjesë e Tv Klan, edhe Orinda duket se do lërë ekranin e Vizion Plus.

Sipas Gazeta Express ajo do të jetë këtë sezon televiziv në Tv Klan dhe pikërisht në jurinë që do të gjykojë artistët e rinj në festivalin e muzikës së lehtë shqiptare “Kënga Magjike”.

Kujtojmë se Orinda ka qëndruar për një kohë të gjatë në Vizion Plus duke moderuar një emision me intervista.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY