Vrasja e trefishtë në Dibër, flet një prej të dyshuarëve: Krimin e...

Vrasja e trefishtë në Dibër, flet një prej të dyshuarëve: Krimin e kreu vajza e madhe, kishte qëllim…

380
0
Shares

Pasi media maqedonase, në mënyrë jo zyrtare, bëri publike dyshimin se tre anëtarët e familjes Pocesta në Dibër, u vranë nga vajza e madhe e tyre, ka folur personi i cili deri më tani akuzohej për vrasjen e tyre.

Në një prononcim për Fax News, Rasim Fino, dhëndri i Amid Pocestës i ekzekutuar, ka deklaruar se nuk kishte konflikte për pronat, por u dyshua se ai ishte vrasësi për shkak se kishte një gjyq prone me ta.

Ai ka pohuar se vajza e madhe i vrau ata, për shkak se donte tiu merrte paratë.

Amid Pocesta 55 vjeç, Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajza e tyre Anila Pocesta 14 vjeç u ekzekutuan në oborr, dhe më pas u gjetën nga fqinjët.

Ja çfarë ka thënë dhëndri:

“Une jam dhëndri i Amid Pocestës. Televizionet dhanë lajmin se unë jam vrasësi. Policia tha se e ka kryer vajza krimin. Une isha në pyetje, më mbajtën për 24 orë në polici. Une akuzohesha si vrasesi. U zbulua hyrje-dalja e vajzave. 

Vajza Blerta kreu vrasjen, kishte qëllim paratë e prindërve. Motra e Blertës, Mukadesi e pranoi në gjyq. Edhe motra e Blertës ka qenë në rrezik, ajo do ta vriste. Mukadesi është 26 vjeç, ndërsa Blerta 28 vjeç. Unë u dyshova i pari sepse jam në një gjyq prone me ta. Kanë dyshuar se e kam vrarë për gardhin. Ne këtu s’kishim probleme”, ka deklaruar Fino.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY