FOTO/Krimi mjedisor i radhës në Tiranë nga Veliaj-Rama, PD zbulon ndërtimin e...

FOTO/Krimi mjedisor i radhës në Tiranë nga Veliaj-Rama, PD zbulon ndërtimin e kullës tek liqeni artificial

296
0
Shares

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka sjellë prova të reja që faktojnë se Rama dhe Veliaj po përgatisin “krimin mjedisor të radhës në Tiranë, kësaj radhe me destinacion mushkëritë e qytetarëve”.

Rama dhe Veliaj kanë përgatitur fillimin e një krimi tjetër mjedisor dhe grabitje të pronës publike  për planin e tyre të pasurimit dhe pastrimit të parave nëpërmjet kullave. Pasi kanë ngritur kullën e stadiumit dhe po tentojnë të bëjnë kullat të teatri, destinacioni i radhës janë pikërisht mushkëritë e vetme të qytetit, Liqeni Artificial i Tiranës.

Sipas dokumentave zyrtare që disponon partia demokratike, në kriteret e vendosura të tipologjisë së ndërtimit për këtë zonë TR169 ku shtrihet oborri i Gardës së Republikës , zona është miratuar me destinacion ku do të ndërtohen struktura lineare të gjata që quhen kullë, ku do të ofrojnë shërbime biznesi, banimi, parkingje etj.

Po ashtu, ajo tha se “Masakra urbane e babëzisë së Veliajt është mundësi për të pastruar paratë e krimit. Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë”.

Më poshtë dokumentat

Zëdhënësja Ina Zhupa, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 27 août 2018

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY