Rama mbledh ministrat në Vlorë, a do të ketë ndryshime në qeveri?

Rama mbledh ministrat në Vlorë, a do të ketë ndryshime në qeveri?

66
0
Shares

Kryeministri, Edi Rama, do të mbledhë sot në një takim informal ministrat e qeverisë, në një takim që zgjat dy ditë.

Takimi mësohet se do të mbahet për të bërë analizën e 300- ditëshit të parë të mandatit të dytë.

Takimi do të zhvillohet në rezidencën qeveritare në Vlorë në orën 10:00, larg vëmendjes së mediave, të cilat do të mundin të regjistrojnë vetëm hyrje-daljet e makinave të ministrave dhe stafit të Kryeministrit.

Të hënën, ministrat dhe stafet e tyre u kthyen në punë pas pushimeve gati dyjavore.
Mësohet se axhenda e takimit të Kryeministrit me ministrat e tij është analiza e punës së vitit të parë qeverisës dhe plani për vitin e dytë, në përmbushje të programit 4- vjeçar të qeverisë së prezantuar nga Edi Rama më 10 shtator 2017.
 
Me radhë në vilat qeveritare në Vlorë u panë që të arrijnë  makinat e disa ministrave shoqëruar nga trupa sigurie. Përveç ministrave në mbledhje pritet që të marrë pjesë dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, si dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Edhe pse mund të ketë emra që mund të shkarkohen, gjithçka që do ndodhë me qeverinë Rama pritet të vuloset në Asamblenë që socialistët do të mbajnë në muajin shtator.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY