VIDEO/Babai i sëmurë në prag të vdekjes plotëson dëshirën e fundit, shoqëron...

VIDEO/Babai i sëmurë në prag të vdekjes plotëson dëshirën e fundit, shoqëron në altar vajzën e tij

113
0
Shares

Një baba i cili ishte në momentet e fundit të jetës së tij shoqëroi vajzën e tij në dasmën e saj teksa ishte i shtrirë në barrelë.

Pedro Villari, 65 vjeç, vuante nga kanceri i mëlçisë, por ishte dëshira e tij e fundit për të ecur krahë vajzës së tij Charlotte Villarin në dasmën e saj.

Familja punësoi një ambulancë dhe një infermiere private për ta marrë atë në ceremoninë në qytetin Las Pinas, pjesë e Rajonit Kombëtar të Filipineve të Metro Manilës.

Plani ishte që  Z. Villar të shoqëronte vajzën e tij poshtë rreshtit në një karrige me rrota, por ai nuk ishte mjaft i fortë kështu që ata përdorën barrelat e ambulancës.

Të afërmit dhe organizatorët e dasmës e ndihmuan për të tërhequr barelën drejt altarit, ndërsa babai që po vdiste mbante dorën e vajzës së tij.

Fotografja e dasmës Lawa Tapalla tha: “Pedro Villarin eci me vajzën e tij sikurse çdo baba do të kishte dashur edhe nëse shëndeti e bën të vështirë”.

Vajza e tij më vonë zbuloi lajmin e trishtuar që babai i saj kishte vdekur brenda ditës të ceremonisë. Ajo gjithashtu tha se kishte frikë nëse babai i saj do të ishte në gjendje të merrte pjesë në ceremoni, pasi ai së fundmi kishte patur dhimbje të padurueshme në spital.

“Ne morëm me qira një ambulancë dhe një infermiere private. Menduam se do të ishte në gjendje të ulej në një karrige me rrota, por ai nuk mund ta merrte atë dhe kështu  përdorëm barrelën nga ambulanca’‘ ka thënë vajza e tij.

Publikimi i  një fotografi të asaj duke puthur babanë e saj gjatë dasmës u bë virale në mediat sociale. Gjithashtu dhe videoja e dasmës dhe fotografitë janë shpërndarë në mediat sociale.

Ajo së fundmi u shpreh: “Ishte me të vërtetë e dhimbshme, por duke e ditur se ai e la këtë botë, duke përmbushur ëndrrën e tij, tashmë jam e lumtur, pavarësisht se çfarë.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY