Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, ja rruga më e përshtatshme për...

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, ja rruga më e përshtatshme për t’u ngjitur nga autoveturat

487
0
Shares

Këtë të hënë nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit. Policia e Beratit njofton se ka marrë masat për festimet të cilat do të zgjasin nga 19 deri më 25 gusht.

Paraprakisht, njoftohen të gjithë drejtuesit e makinave se rruga më e përshtatëshme për tu ngjitur në Malin e Tomorrit është aksi Poliçan-Çorovodë-Gjerbës-Teqe.

Policia njofton se shërbimet më të përqëndruara do të jenë përgjatë akseve rrugore Berat-Poliçan-Pronovik-Novaj–Teqe, Poliçan -Çorovodë, Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut, pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvillohet aktiviteti i pelegrinazhit.

Do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore, për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve gjatë periudhës së pelegrinazhit për në “Malin e Tomorrit”. Janë marrë të gjitha masat për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë si dhe janë vendosur tabela kufizuse për mjetet mbi 3.5 ton, gjithashtu janë marrë masa dhe për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve”, thotë policia e Beratit.

Gjithashtu këshillohen të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke evituar përdorimin e pijeve alkoolike, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY