Itali/ Po shpërndante drogë me vlerë prej 350 mijë euro, arrestohet korrieri...

Itali/ Po shpërndante drogë me vlerë prej 350 mijë euro, arrestohet korrieri shqiptar i drogës (Foto)

67
0
Shares

Krenar Neziraj ,një 49-vjeçar shqiptar nga Vlora, është arrestuar nga ana e policisë italiane, për shkak se shpërndante drogë.

Neziraj po udhëtonte me një ngarkesë droge me vete, por është ndaluar rastësisht nga policia, për tu vënë më pas në pranga.Shqiptari ishte banues në Vittoria, dhe në momentin kur u ndalua nga policia po transportonte 35 kile hashash.

Neziraj në momentin e parë u përpoq të largohej, çka solli ndërhyrjen e skuadrës së lëvizshme.Kontrolli i makinës zbuloi një hapësirë të modifikuar, në të cilën ishin fshehur 34 pako hashashi me peshë mbi një kile.

E ndarë në doza, droga do të vlente 350 mijë euro.Ndërkaq bëhet e ditur se Neziraj, me leje qëndrimi të rregullt në Itali, nuk ka pasur precedentë penalë.

Arresto per droga

Arrestato albanese corriere della droga. Ne aveva 35 kg. Approfondimento su http://www.ragusaoggi.it/la-polizia-di-stato-arresta-corriere-albanese-residente-a-vittoria-che-trasportava-35-kg-di-hashish-video/

Publiée par RagusaOggi sur Mardi 10 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY