Laç/Zhdukja e 34 vjeçarit, pas denoncimit dalin detaje të tjera

Laç/Zhdukja e 34 vjeçarit, pas denoncimit dalin detaje të tjera

114
0
Shares

Pas publikimit të lajmit për zhdukjen e një 34 vjeçari në Laç nga denoncimi që ish-kryeministri bëri publik,  dalin detaje te reja. Bëhet e ditur se Keisi Elion Hysa kishte marrë një dyqan me qira në Nikël dhe në datën 5 korrik kishte lënë një takim me telefon me një person nga kjo zonë që kishtë një mobileri.

Burime për “BalkanËeb” bëjnë me dije 34-vjeçari Hyska rezulton edhe dy emra të tjerë, Elvis dhe Eli. Por pas ditës së takimit ai u zhduk pa gjurmë dhe familja nuk ka më asnjë informacion për të.

Pas denoncimit nga i ati për zhdukjen, Policia e Kurbinit ka nisur hetimet dhe ka kontaktuar me personin me të cilin Keisi Elion Hysa kishte lënë takim. Personi në fjalë ka pohuar se kishte lënë takim por  se 34-vjeçari nuk kishte ardhur dhe nuk ishin takuar.

Hysa sipas policisë, rezulton person i shpallur në kërkim pasi gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me akuzën për vrasje dhe armëmbajtje pa leje për një ngjarje të ndodhur në Sarandë tre vite më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY