Artistët nuk dorëzohen, drejt ngujimit për teatrin Kombëtar/ Ja çfarë thonë

Artistët nuk dorëzohen, drejt ngujimit për teatrin Kombëtar/ Ja çfarë thonë

84
0
Shares

Një ditë pas miratimit të projektligjit që i hap rrugë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, artistët shprehen mjaft të indinjuar nga sjellja e mazhorancës kundrejt tyre.

Ata janë të vendosur për të mos e dorëzuar, por do të shfrytëzojnë të gjitha rrugët që do të çojnë në tërheqjen e këtij vendimit.

Aktori Neritan Liçaj ka folur sot pas votimit rreth mesnatës nga ana e deputetëve të maxhorancës, të projektligjit për Teatrin Kombëtar, ku nënkuptohet shembja e godinës aktuale.Liçaj tha se kjo që ndodhi ishte një diktaturë votash, ndërsa sipas tij aktorët ndihen të tradhtuar nga ana e deputetëve.

Aktori tha se artistë do të ndjekin të gjitha hapat ligjore, për të ndalur shembjen e teatrit. Ndërkohë lidhur me mbështetjen e qytetarëve Liçaj tha se ajo ishte më se e mjaftueshme.

Ja çfarë thonë konkretisht:

Neritan Liçaj, aktor: Ta harrojnë, sepse nuk do të ndodhi kurrë që ne ta lëmë veten të skllavërohemi.

Robert Budina, regjisor: Ky akt që po bën qeveria për Edi Ramën është fillimi i fundit ashtu si Kosova për Millosheviçin.

Shpresa e vetme për artistët është President i Republikës dhe Ministri i Diasporës Pandeli Majko, pasi largimit nga Parlamenti për të mos dhënë voten

Budina: Pandeli Majko tregoi se vlerat njerëzore nuk kanë vdekur akoma. Presidentit i kemi bërë një kërkesë para 4 ditësh për t’u takuar.

Nësë takimet me institucionet nuk do të sjellin asnjë ndryshim në vendimin për shembjen e Teatrit, trupa e artistëve do të ngujohet në çdo ambjent të Teatrit Kombëtare.

Budina: Pasi të kemi ezauruar të gjitha mjetet politike, atëherë do të vijë edhe ngujimi në të gjitha mjetet e tij. Brenda, jashtë, nën tokë, në çati, në skenë. 

Ndërsa pyetjes nëse aktorët do të marrin pjesë në komisionin e negocimit, Neritan Liçaj e shikon si një plan i qeverisë për të përlyer edhe artistët.

Liçaj: Mund të jetë një taktikë pak diabolike për të bërë fajtorë edhe artistët.

Pas vendimit të Parlamentit në orët e vona të së enjtes, Ligji për Teatrin do t’i kalojë Presidentit për të marrë dekretin, por edhe nësë Meta nuk do t’i japë OK, ligji rikthehet në komision dhe më pas sërish në seancë plenare ku hyn mënjeherë në fuqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY