Falet namazi në qendër të Tiranës, nisin festimet për Fiter Bajramin

Falet namazi në qendër të Tiranës, nisin festimet për Fiter Bajramin

62
0
Shares

Një numër i madh myslimanësh në Tiranë falën sot namazin para Sheshit Skëndërbej në orën 06:55, siç edhe është bërë zakonisht.

Ceremonia u zhvillua me ilahi dhe fjalën e imamëve të pranishëm e më pas, besimtarët drejtohen për në shtëpitë e tyre, ku vijohet me pjesën tjetër të festimeve.

Programi i Fitër Bajramit në shesh filloi që në orët e para të mëngjesit me leximin e disa ajeteve nga Kurani dhe më pas Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, përcolli mesazhe të ndryshme urimi, paqeje dhe mirëkuptimi.

“Kjo ditë e bukur Bajrami është një mundësi që t’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të shprehim frymën e përkrahjes, solidaritetit dhe forcimin e mëtejshëm të vëllazërisë.” – veçoi ai gjatë fjalës së tij.

Më tej, kryetari Spahiu, nuk la pa përmendur dhe bëri thirrje reflektimi për disa nga plagët më të rënda sociale nga të cilat po vuan shoqëria jonë sot.

“Po jetojmë në një kohë krize morale, krizë e cila kërkon përkushtim, vëmendje, besim dhe mbështetje te Zoti për t’u tejkaluar. Gjithashtu dhuna brenda familjes është një fenomen që të trazon shpirtin. Njerëzve që kanë humbur durimin ju bëj thirrje të ndalin agresivitetin, të qetësojnë shpirtrat e tyre duke u kthyer kah e mbara, kah rruga e Zotit. Nuk mund të lë pa përmendur edhe fenomenet si emigracioni apo ulja e lindshmërisë që po e mpakin familjen. Shoqëria ka nevojë për një familje të shëndetshme, garanci për të rinjtë, përkujdes për të moshuarit dhe solidaritet e mbështetje për të varfërit e të pamundurit.” – theksoi kryetari Spahiu.

Fiter Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY