VIDEO/ Shkodër, vetëvrasja: Vëllai më tha në polici, ai shefi Frederiku më...

VIDEO/ Shkodër, vetëvrasja: Vëllai më tha në polici, ai shefi Frederiku më ka godit, po më rrënon

152
0
Shares

Policët e Vaut të Dejës janë nën akuzë të fortë nga familja Kallami se kanë shtyrë drejt vetëvrasjes njeriun e tyre, Ardian Kallami, 47 vjeç, i cili u gjet i vetëvarur dje në banesë.

47 vjecari, babai i dy fëmijëve dyshohej nga policia se ka vjedhur shtëpinë e komshiut, ngjarje që viktima nuk e pranonte. Pak orë pasi ka dalë nga komisariati ai është gjetur pajetë në banesën e tij.

Zef Kallami rrëfen edhe një episod nga takimi me të vëllanë në komisariat, gjatë kohës që ishte i shoqëruar.

“E kam pyetur a mos ke bërë gjë, më është betuar se jo. Më ka thënë se ai shefi, Federiku më ka godit…ai po më rrënon. Unë dua vetëm drejtësi”, shprehet Zef Kallami i cili duket se ka pak besim tek shteti për zbardhjen e kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY