VIDEO / Presidenti Ilir Meta dekoron kardinalin Ernest Troshani, ceremonia te Kisha...

VIDEO / Presidenti Ilir Meta dekoron kardinalin Ernest Troshani, ceremonia te Kisha e Laçit

207
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar këtë të martë kardinalin shqiptar, Ernest Simoni (Troshani) me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Deokorata iu dha me motivacionin: “Kardinalit të shquar shqiptar, përfaqësuesit të brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit, dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes e qëndresës dinjitoze në shërbim e në respekt të atdheut dhe kombit”.

Ceremonia u zhvillua tek Kisha e Shna Ndout në Laç, ku presidenti u shpreh… “Kjo dekoratë me emrin e madhështorit e të pavdekshmit Heroit tonë Kombëtar, ‘shqiptarit më të gjallë ndër të gjallët’, siç do të shprehej Fan S. Noli, i jepet sot Kardinalit Troshani, përfaqësues i brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit”.

Live nga Kisha e Laçit

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir META është i pranishëm në meshën e shenjtë që mbahet në Kishën e Shna Ndout në Laç , në përfundim të së cilës do të dekorojë Kardinalin Ernest Simoni (Troshani).

Publiée par Ilir Meta sur mardi 29 mai 2018

Më tej duke vlerësuar lart figurën e kardinal Troshanit, Meta tha se është simboli i rezistencës dhe i përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave e idealeve kombëtare kur mbi Shqipërinë tonë qëndronin retë e zeza të diktaturës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY