DETAJE/ Shkodër, dyshime të forta se policia e çoi drejt vetëvrasjes 47-vjeçarin:...

DETAJE/ Shkodër, dyshime të forta se policia e çoi drejt vetëvrasjes 47-vjeçarin: Pse më rrihni, s’e kam bërë unë vjedhjen

103
0
Shares

Policia është përfshirë në një tjetër skandal, pa u bërë 1 muaj nga vdekja e mistershme e Enea Ftojit në paraburgimin e Korçës. Kësaj radhe një burrë 47 vjecar i dha fund jetës pak orë pasi kishte dalë nga komisariati i policisë në Vaun e Dejës. Ai dyshohet se është detyruar të firmosë për një vjedhje që pretendonte se nuk e kishte kryer. Janë familajrët e Ardian Kallamit, ata që akuzojnë uniformat blu se kanë ushtruar dhunë dhe e kanë detyruar të pranojë vjedhjen. Më pas në gjendje të rënduar psikologjike ai është varur në litar.

Sakaq mësohet se familjarët kanë dorëzuar në prokurori celularin e viktimës dhe sipas tyre, aty ka një video kompromentuese për policët.

Ardian Kallami, 47 vjeç nga fshati Barbullush i Shkodrës ishte shoqëruar nga policia si i dyshuar për një vjedhje. Pasi ishte marrë një herë në pyetje ishte lënë i lirë por dje sërish ishte thirrur në polici. Sapo ishte kthyer në banesë, 47-vjeçari, baba i dy fëmijëve, një vajze të martuar dhe një djali 22 vjeç i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Por mësohet se ai ka regjistruar me telefon procedurën e marrjes në pyetje. Videoja që mësohet se zgjat rreth 17 minuta është sekuestruar nga Prokuroria.

Në bisede e sipër viktima i thotë një efektivi…, “Pse më rrihni se nuk jam unë autori i vjedhjes”.

Nisur edhe nga akuzat e familjarëve Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nisur hetimet për dy efektivët e policisë që kanë marrë në pyetje viktimën. Mësohet se 47-vjeçari kishte humbur gruan 6 muaj më parë për shkak të një sëmundje.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) ka nisur hetimet pas vetëvrasjes së Ardian Kallamit 47 vjeç dje në Vaun e Dejës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY