VIDEO/ Protesta të shtunën, ftesa e Bashës: Ta çlirojmë Shqipërinë nga qeveria...

VIDEO/ Protesta të shtunën, ftesa e Bashës: Ta çlirojmë Shqipërinë nga qeveria e krimit

125
0
Shares

Nga foltorja e Kuvendit, përmes një transmetimi live në “Facebook”, pasi seanca ishte ndërprerë nga Gramoz Ruçi,  kryetari i PD-së Lulzim Basha bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e 26 majit para kryeministrisë.

 “Bashkohemi ta çlirojmë Shqipërinë nga qeveria e krimit, qeveria antieuropiane e ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” nënvizoi Basha.

Dhe tregoi një nga arsyet pse duhet protestuar: “Sot shteti ka rënë.  Shkelet në  mes të ditës ligji antimafia për të mbrojtur familjen mafioze Xhafaj. Prokuroria duhej të bllokonte pasaportën e Agron Xhafës

Fatmir Xhafaj është subjekt i ligjit antimafia sepsë vëllai i tij është i dënuar si një pjesëtar i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. Fatmir Xhafaj është subjekt i ligjit antimafia ashtu sa dhe vëllai i tij. Sa kohë që është shefi politik i Arta Markut dhe Donika Prelës ligji nuk ka fuqi mbi të, siç nuk ka fuqi për 4 vjet mbi Saimir Tahirin. Ligji ka fuqi vetëm për Dritan Zaganin dhe për të mbajtur  kuksianët në burg

Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan në Europë ku ministri i Brendshëm është subjekt i ligjit antimafia. Ai që ka detyrë të zbatojë këtë ligj është subjekt i këtij ligji. Ai është i vetmi rast në botë.

Pas fjalimit opozita u largua dhe seanca vijoi me deputetet e maxhorances lidhur me raportin e Komisionit Europian.

Drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë

Publiée par Lulzim Basha sur jeudi 24 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY