Edi Rama në dorë të aleatëve, bën kuorumin me PDIU-në, Tom Doshin...

Edi Rama në dorë të aleatëve, bën kuorumin me PDIU-në, Tom Doshin e PSD dhe Robert Bitrin e LSI

170
0
Shares

Kryeministri Rama, që ka marrë 73 deputetë nga zgjedhjet, ka mbetur sot në dorë të aleatëve për të bërë kuorumin e nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë.

Në seancën e sotme gjatë votimit të prezencës para kalimit në votimin e ligjeve në rendin e ditës, e ndërkohë që opozita kishte braktisur sallën që pas fjalës së Bashës, kanë qenë të pranishëm 74 deputetë. Prej tyre, 3 deputetë janë të PDIU-së, 1 deputet i LSI, Robert Bitri dhe i PSD Tom Doshi.

Ndërkohë në seancë sot ra në sy mungesë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ndodhet në vizitë pune në Holandë. Nuk ishin në sallë as socialistit Bashkim Fino dhe as Niko Peleshi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY