DETAJE/ Zvicër, përdhunoi në grup të dashurën adoleshente të djalit, dënohet shqiptari...

DETAJE/ Zvicër, përdhunoi në grup të dashurën adoleshente të djalit, dënohet shqiptari 52-vjeçar

106
0
Shares

Në eksperiencën time si Gjykatës, vetëm rrallë herë kam parë akte të tilla brutale,” tha kryetari i trupit gjykues në Zyrih. I pandehuri është një 52 vjeçar nga Kosova, i cili prej dy vitesh ndodhet në burg. Shkaku: ka dhunuar dhe detyruar për akte seksuale 27 vjeçaren, e cila ishte e lidhur me njërin nga djemtë e tij.

Historia e dhimbshme e vajzës

Në fillim të vitit 2008, atëkohë vetëm 16 vjeç, vajza zvicerane pritet në shtëpinë e të dashurit. Sipas deklaratave të viktimës, menjëherë erdhi në dhomë babai i të dashurit dhe e dhunoi në formë anale vajzën. Çdo tentativë për t’u mbrojtur nga kjo babëzi, rezultoi e pasuksesshme për vajzën minorene. Këtu nuk përfundon kapitulli i historisë së saj horror. Disa javë më vonë i akuzuari shkon me dy burra tjerë te ajo dhe e hedhin përsëri në shtrat. Ajo akoma ishte në lidhje me djalin e tij.

Në këtë kohë dy shokët e babait e dhunojnë zviceranen, ndërsa ai vetë masturbon. Nga dhuna seksuale e dy burrave, shtrati ishte mbushur me gjak, përcjell albinfo.ch.

Agresori kapet tetë vjet më vonë

52 vjeçari do arrestohej vetëm tetë vjet më vonë. Zvicerania ishte e lidhur edhe katër vjet tjera me djalin e kosovarit, derisa ajo në fund vendosi që të sqarojë gjithë historinë e dhimbshme te autoritetet e drejtësisë. Kështu mendoi se mund të niste një jetë të re.

Ajo ndërpreu kontaktet me ish të dashurin dhe paditi 52 vjeçarin. Gjykata rajonale e Zyrihut kërkoi në instancë të parë dënim prej 6 vjet burg për 52 vjeçarin dhe një dëmshpërblim prej 20 mijë frangash. Përpara Gjykatës së Lartë në Zyrih, i pandehuri përsëri foli për pafajësinë e tij, përcjell albinfo.ch.

“Gjithçka e sajuar dhe e shpifur,” tha 52 vjeçari i cili kërkon lirimin nga të gjitha akuzat. “Kurrë nuk kam dhunuar ndonjë grua.”

52 vjeçari ndjehet i intriguar nga djali i tij, ish gruaja dhe ish e dashura e djalit. Por Gjykata e Lartë e Cyrihut nuk i besoi deklaratës së të pandehurit dhe vërtetoi dënimin e Gjykatës Rajonale me gjashtë vjet burg dhe 20 mijë franga dëmshpërblim.

“Një intrigë e tillë, mes njerëzve që as nuk e njohin njëri-tjetrin, është absolutisht e pamundur”, tha gjyqtari në vendimin përfundimtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY