FOTO/ “Shakaja” e burrit ndaj gruas, përfundon me 5 të plagosur

FOTO/ “Shakaja” e burrit ndaj gruas, përfundon me 5 të plagosur

99
0
Shares

Një “shaka” që një burrë pretendon se ka bërë ndaj bashkëshortes ka përfunduar me daljen nga rruga të dy makinave dhe plagosjen e 5 personave, përfshirë edhe të një bebeje 8 muajshe.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Duzce të Turqisë, ku Baris Bas pasi ka parë në rrugë bashkëshorten e tij me makinë, duke bërë “shaka” i është afruar tej mase me makinën e tij.

Gruaja Gulcan Bas, në panik e sipër ka përplasur makinën e një tjetër personi para saj dhe të dyja sëbashku kanë dalë jashtë rruge.

“Hurriyet” raporton se makina e gruas është përplasur me një shtyllë elektrike në anë të rrugës, ndërsa makina tjetër ka fluturuar në shtratin e një përroi. Në aksident kanë mbetur të plagosur bashkëshortja e Baris Bas, Gulcan Bas dhe shoqja me të cilën ishte në makinë. Ndërsa në makinën tjetër kanë mbetur të plagosur burri me bashkëshorten dhe me fëmijën 8 muajsh.

Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa bashkëshorti që pretendon se po bënte shaka me bashkëshorten, është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit të rëndë.  Autoritetet kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY